Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ A blen Edi Rama influencat me korrupsion? Rama: Pasaportë shqiptare për Mogherinin…
Teksa autoritetet belge po hetojnë procedurën e blerjes së një godine nga Kolegji i Europës për 3. 2 milionë euro, në Shqipëri shpenzimet për një godinë janë disa herë më të mëdha. Pas marrëveshjes që Frederika Mogerini firmosi me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, në Shqipëri iu hap rruga tenderit 17 milionë euro për ndërtimin e një kampusi për institucionin e drejtuar nga Mogerini. Ndërsa institucionet shqiptare u vunë në rresht për të lehtësuar procedurat për këtë kampus, diplomatja italiane shfaqej në Tiranë si mikeshë e kryeministrit Edi Rama dhe nuk kursente as deklaratat për mbështetjen e tij. Syri TV Ish-kryediplomatja Frederika Mogherini e ndaluar sot nga autoritetet belge për mashtrim, korrupsion dhe pabarazi në tenderë njihet nga opinion publik si një zyrtare europiane që...