VIDEO: Protesta – Greqi, blegtorët derdhin qumësht në sheshin qendror të Larisës

VIDEO: Protesta – Greqi, blegtorët derdhin qumësht në sheshin qendror të Larisës

Fermerët në Greqi kanë ditë që protestojnë. Gjatë ditës së sotme në shenjë proteste edhe blegtorët kanë derdhur qumësht në sheshin qendror të Larisës. Ata vendosën gjithashtu të marrin pjesë në protestat e kolegëve të tyre. Fermerët blegtorë të Larisës janë të dëshpëruar për shkak të lisë që u ka prekur delet dhe dhitë. Ata gjithashtu vendosën  t'i bashkohen protestës së fermerëve që ka nisur që ditën e hënë. Mesditën e sotme (02/12) një turmë fermerësh blegtoralë u mblodhën në sheshin qendror të qytetit të Larisës dhe hodhën qumësht, grurë, ushqim për kafshët dhe misër përpara selisë së Policisë. Ata protestuan në këtë mënyrë për atë që ka ndodhur në industrinë e tyre kohët e fundit./zougla.gr/