“Kërcasin” prangat edhe në Bruksel, arrestohet ish- ministrja e jashtme e BE- së, Federica Mogherini

“Kërcasin” prangat edhe në Bruksel, arrestohet ish- ministrja e jashtme e BE- së, Federica Mogherini

Ish-shefja e diplomacisë evropian, Federica Mogherini, është ndaluar në Bruksel si pjesë e një hetimi për mashtrim që përfshin Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), raportuan mediat belge. Mogherini është aktualisht Rektore e Kolegjit të Europës dhe ka shërbyer si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme. Sipas Le Soir, sot u bënë kërkime në shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bruges. Në total, u arrestuan tre persona, përfshirë Mogherinin. Hetimet datojnë nga periudha 2021-2022, ndërsa ka dyshime për mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi përqendrohet në dyshimet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi...