Zhduket në Gjermani 24-vjeçari shqiptar, nëna alarmon policinë në Vlorë: Kam 1 muaj pa folur

Zhduket në Gjermani 24-vjeçari shqiptar, nëna alarmon policinë në Vlorë: Kam 1 muaj pa folur

FOTO ILUSTRUESE VLORË-Policia shqiptare është vendosur në alarm pas denoncimit të një nëne nga qytetiti i Vlorës, e cila ka raportuar të zhdukur, të birin 24-vjeçar. Sipas denoncimit, i riu ka humbur gjurmët në Gjermani rreth një muaj më parë, çka ka shtyrë nënën të kërkojë ndihmën e autoriteteve. “Më datë 01.12.2025, në Policinë e Vlorës është paraqitur shtetasja E. Sh., 55 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej rreth një muaji ka humbur çdo kontakt me djalin e saj, shtetasin I. Sh., 24 vjeç, i cili prej dy vitesh jeton në Gjermani”, njofton policia. Autoritetet po punojnë për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për lokalizimin e tij në bashkëpunim me autoritetet gjermane./ZËRI