Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
A do të shqyrtohet ankimi i Ramës për pezullimin e posteve të Ballukut? Gjyqtarët mblidhen në 4 dhjetor
Belinda Balluku TIRANË-Belinda Balluku mbetet ende pa poste! Tre gjyqtarët që përbënin kolegjin Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja nuk arritën dot unanimitet për të vendosur nëse ankimi i kryeministrit Edi Rama për vendimin e GJKKO, e cila pezulloi nga detyrat Ballukun, do të kalojë për shqyrtim. Çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve. Mbledhja e Gjyqtarëve do të zhvillohet më 4 dhjetor, ku janë tetë gjyqtarë të cilët do të marrin një vendimmarrje për kërkesën paraprake të qeverisë, për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Ballukun, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Kushtetuesja. Nëse ata vendosin pro kërkesës për heqjen e përkohëshme të masës zv/kryeministrja do te rikthehet ne post deri në përfundim të gjykimit. Konkretisht për moskalimin e ankimimit për shqyrtim duhet “shumicë...