Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shqipëria në Tryezën e Nivelit të Lartë/ Ministrja Ibrahimaj, prezanton progresin:Projekte konkrete, sistem i unifikuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e nivelit të lartë të “Smart Specialisation processes in the Western Balkans: key achievements and experiences”, që po zhvillohet në Bruksel me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe ministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku prezantoi arritjet kryesore dhe drejtimet strategjike të këtij procesi në Shqipëri, i cili është thelbësor për afrimin me tregun unik europian. Ministrja theksoi, se “Smart Specialization processes” është një reformë kombëtare e bazuar në të dhëna dhe e konsultuar me akademikë, biznesin, institucionet dhe shoqërinë civile, ku janë identifikuar sektorët që vendi ynë ka avantazhe konkurruese, si turizmin e qëndrueshëm, përpunimin ushqimor dhe bujqësinë organike, teknologjinë dhe shërbimet ICT, si dhe përpunimin e lëndëve të para. Në fjalën e saj...