Belinda Balluku e pezulluar nga detyra për aferat korruptive/Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për ankimimin e qeverisë

Belinda Balluku e pezulluar nga detyra për aferat korruptive/Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për ankimimin e qeverisë

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO. Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese do të mblidhet ditën e enjte, në 4 dhjetor, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë. Kujtojmë se Kolegji i Kushtetueses u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin e Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese sqaroi më herët se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për...