“Qytetarët po tregojnë indiferencë, ndaj PD”/ Reagon ashpër Kikia: E vetmja gjë që mund të bëjë, janë denoncimet

“Qytetarët po tregojnë indiferencë, ndaj PD”/ Reagon ashpër Kikia: E vetmja gjë që mund të bëjë, janë denoncimet

Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në një komunikim televiziv, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi mes disa prej eksponentëve më të votuar të Partisë Demokratike në primare, si dhe në listat e hapura. Sipas tij, kjo situatë ka ndezur diskutimet për një lëvizje të re të brendshme brenda partisë kryesore të opozitës, por ende nuk shihet një nismë e qëndrueshme që mund të sjellë ndryshim real. Kikia tha se perceptimi publik po e fryn këtë histori më shumë sesa është në realitet. “Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe kjo histori po fryhet. Nëse shohim mënyrën si po ndërtohet ky tur takimesh, ngjan me një foltore që organizoi Berisha kur mori sërish PD-në”, u shpreh ai. Sipas analistit, mbështetja e PD...