Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Opozita ka nevojë për rigjallërim”/ ”Kafja”që trazoi PD-në, Alimehmeti: Nuk ishte e fshehtë, kemi mungesë…
Këshilltari bashkiak i PD, Ilir Alimehmeti në një intervistë televizive u shpreh se opozita sot ka nevojë për rigjallërim. Alimehmeti: Ne jemi në një situatë të paprecedentë. Një mungesë demokracie funksionale. Një zëvendës kryeministër të dytë të kërkuar nga SPAK. Dhe një kryeministër që nuk e pranon këtë. Kjo është e para e paprecedentë. Pastaj që brenda forcave politike gjithmonë kërkohet rinovim, rifreskim e riorganizim. Sidomos kur bëhet fjalë për opozitat të cilat bëhen shumë të gjata. Edhe kjo patjetër ka interesin e vet. Se karshi kësaj qeverie kaq të kalbur çfarë do i vësh përballë? Do i vendosësh një opozitë e cila duhet të jetë maksimumin e forcës së saj. Sot për sot ajo ka nevojë të madhe për rigjallërim. Kjo është e vërteta....