Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rritja e tarifave vendore në Elbasan/ PD: Akt i papërgjegjshëm që rëndon familjet dhe bizneset
Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar ndaj vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifave vendore, duke e cilësuar atë si “një akt të papërgjegjshëm” që godet drejtpërdrejt familjet dhe bizneset e ndershme. Sekretari i PD-së në Elbasan, Sokol Shkëlzeni, gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se vendimi për rritjen e tarifave përbën “një barrë të rëndë dhe të pamatur” për buxhetet familjare. Ai tha se qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë më shumë në një situatë ku, sipas tij, shërbimet publike nuk ofrohen me cilësinë e duhur. “Në një kohë kur mungon shërbimi cilësor, qytetarët nuk kanë arsye të paguajnë më shtrenjtë.”, tha Sokol Shkëlzeni, sekretar i PD në Elbasan. Paketa fiskale 2026 u miratua pak ditë më parë në Këshillin Bashkiak të Elbasanit...