Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ngjarje e rëndë në Elbasan! 15-vjeçari konsumoi fotoksinë ndërron jetë në spital
Një 15-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi dyshohet se kishte konsumuar fotoksinë. Sipas Policisë së Elbasanit, i mituri u paraqit fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe më pas u transportua drejt QSUT-së, ku, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetonte. “Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është transferuar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim”, njofton policia.