Del kundër Berishës ish-deputeti i PD dhe shoku i Zenit: Foltoret nuk kanë më kuptim, po hallakat demokratët! Na quajtën tradhtarë në 2017..

Del kundër Berishës ish-deputeti i PD dhe shoku i Zenit: Foltoret nuk kanë më kuptim, po hallakat demokratët! Na quajtën tradhtarë në 2017..

Ish-deputeti demokrat Keltis Kruja ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku ka kritikuar “foltoren” e PD.  Ai shprehet se foltoret nuk kanë më kuptim, sepse “e mbyti energjinë që çliroi, ditën kur vendosi që qëllimet politike janë më të rëndësishme se emocionet dhe idetë politike që i krijojnë ato.”  “Tani sinqerisht me këto foltore na hallakatët fare. Nuk kam asgjë me askënd që do të bëjë takime me demokratët, apo aq më tepër me demokratët që duan të dëgjojnë këdo që ka teza për të diskutuar për situatën ku ndodhet PD.  Unë vetë kam qenë pjesë dhe kam organizuar takime në vitin 2017, kur morëm rezultatin më të ulët në historinë e zgjedhjeve, për të diskutuar me demokratët se çfarë po ndodhte me PD. Atëbotë u quajtëm tradhtarë...