Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9
Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:30, do të zhvillohet foltorja e parë e turit të ri të takimeve publike, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Njësisë nr. 9 në Tiranë. Takimi do të mbahet në zonën e ish-stacionit të trenit. Ky takim shënon startin e asaj që pritet të jetë një seri foltoresh që synojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.