Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Pas 20 vitesh burgu, u arratis në Greqi ku i thanë se babai i tij ishte gjetur i mbytur”, historia tragjike e poetit korçar, që vdiq në mjerim…
Nga Vepror Hasani “Isha e dashuruar tërësisht pas tij”, – tregon Yrmete Medolli, gruaja e poetit të njohur Gëzim Medolli. Isha e sigurt se një ditë gjithçka do të përfundonte në një dasmë, ku do të mblidheshin të gjithë. Ne nuk mund të na ndante asgjë, ndoshta as vdekja…! E dija që në dasmën tonë, do të kishte shumë këngë dhe valle, ndërsa ai do më pëshpëriste te veshi, vargjet e tij të poezisë, për të më treguar se ato i kishte shkruar enkas për mua. (Gëzimi sapo kishte përfunduar vitin e katërt të gjimnazit, ishte viti 1970). E dija, nuk do të mungonte askush, as vëllezërit dhe as motrat e tij, por në atë dasmë, nuk do të ishte as nëna dhe as babai...