Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo Arani, 32-vjeç, dhe Armando Kola. Në pranga është vënë ish-ortaku i tij, Xhino Ago, i dyshuar si bashkëpunëtor, dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit ku ndodhi ngjarja. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi. Njëri nga autorët, Marselo Arani ishte në arrest shtëpie për pastrim parash. Policia thotë se nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani. Njoftimi i policisë:  Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të...