Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
Raketa balistike ndërkontinentale ruse e pagëzuar si ‘Satan II’ ka dështuar përsëri në testim, duke shpërthyer pasi është rrëzuar përsëri në Tokë. Raketa Sarmat RS-28, një armë hipersonike e aftë të mbajë koka bërthamore dhe që në Rusi paraqitet si ‘më vdekjeprurësja në botë’, u lançua nga poligoni Yasni në rajonin e Orenburgut. Pak sekonda pas ngritjes, raketa doli nga kursi, duke lënë pas re tymi të zeza, përpara se të përplasej e të shpërthente jo shumë larg rampës. Kjo nuk është hera e parë që një testim i raketës ruse ka përfunduar me një shpërthim, pasi një përpjekje e mëparshme në shtator 2024 në Kozmodromin Plesetsk, në veri të Moskës, la një krater të madh në vendin e lëshimit. Pavarësisht pengesave, Vladimir Putin shprehu...