Berisha: Unaza e Madhe është vjedhja e madhe Rama-Balluku! Lubia shpenzoi 18 milionë euro për kilometër!

Berisha: Unaza e Madhe është vjedhja e madhe Rama-Balluku! Lubia shpenzoi 18 milionë euro për kilometër!

Berisha: Unaza e Madhe është vjedhja e madhe Rama-Balluku! Lubia shpenzoi 18 milionë euro për kilometër! Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se, Unaza e Madhe përbën një vjedhje të madhe të qeverisë Rama-Balluku, duke denoncuar shpenzimin ekstremisht të lartë prej 18 milionë euro për kilometër për segmentin e fundit prej 17 kilometrash. Berisha vuri në dukje se, megjithëse terreni ishte pothuajse i hapur, kostoja për këtë pjesë të Unazës arriti 450 milionë euro, ndërsa sipas tij shuma reale duhej të ishte vetëm rreth 200 milionë euro. “Për të realizuar këtë vjedhje klamoroze, Lubi Balluku në 13 kilometrat e fundit të Unazës, dhe keni parasysh një gjë, që Unaza nga TEG-u dhe në drejtimin drejt Linzës, drejt Surrelit, drejt asaj zone, gjer tek Kodra e...