Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e BE dyshohet se abuzoi me fondet e Kolegjit të Europës
Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për mashtrim dhe shpërdorim detyre lidhur me programet e trajnimit të financuara nga BE. Zyra e prokurorit evropian njoftoi se kreu kontrolle në shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel, disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës në Bruges, dhe disa ambjente private. Mogherini dhe të arrestuarit e tjerë dyshohen për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës. Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet...