Protesta masive në Bullgari/ “Boll korrupsionit e vjedhjes”, njerëzit mbushin rrugët

Protesta masive në Bullgari/ “Boll korrupsionit e vjedhjes”, njerëzit mbushin rrugët

Boll korrupsionit, dhe boll problemeve ekonomike: Bullgarët kanë mbushur rrugët e kryeqytetit Sofie dhe mjaft qyteteve të tjera të vendit për ato që në media po përshkruhen si protestat më të mëdha në vend që prej viteve 90`. Sheshi i Pavarësisë u mbush me njerëz, teksa partitë opozitare u mblodhën më për të diskutuar hapat e ardhshëm mes raporteve në shtypin vendas se mund të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Në shkëndijën e protestave masive u kthye projektbuxheti që parashikonte rritjen e kontributeve individuale për pensionet dhe programet e sigurimeve shoqërore. Ndryshimet në buxhet – të kombinuara me rritjet e pagave për disa punonjës shtetërorë, sikurse për forcat e rendit – duket se e nxitën shpërthimin e zemërimit të akumuluar...