Rama: Jam mbështetës i drejtësisë, por kur ajo rrëshqet si këtë herë, cënon parimet kushtetuese

Rama: Jam mbështetës i drejtësisë, por kur ajo rrëshqet si këtë herë, cënon parimet kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku me vendim të Gjykatës së Posaçme. Në një postim në rrjetin social “X”, teksa e cilësoi situatën si jo normale, kreu i qeverisë dhe një herë theksoi pasojat që mund të sjellin vendimet e drejtësisë së re. “E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës dhe Pavarësisë së Drejtësisë, këtë risi botërore të drejtësisë sonë të re, unë nuk e quaj dot asgjë tjetër përveçse një nga ato rrëzimet e fëmijës kur sapo ka mësuar të eci. Me ndryshimin që kur fëmija i vërtetë rrëzohet, lëndon vetëm vetveten, ndërsa kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cenon parimet kushtetuese, ...