Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Më shumë kredi për shtëpi, ekspertët: Qytetarët interesohen për të blerë banesa, tregu mbetet aktiv
Çmimet në rritje si dhe as masat kufizuese nga ana e Bankës së Shqipërisë duket se nuk i kanë privuar shumë qytetarët në vendimin e tyre për të blerë një shtëpi me kredi. Të dhënat e bankës qendrore tregojnë se për muajin tetor kredia për shtëpi arriti në 4.7 miliardë lekë, një rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Është kredia për individët, duke përfshirë edhe segmentin më të madh të saj, kredinë për shtëpi që po jep kontributin kryesor në rritjen e kredisë për ekonominë gjatë këtij viti. “Shifrat e muajit tetor tregojnë se aplikimet për kredi nuk janë ndikuar ndjeshëm nga masat. Familjet që përmbushin kriteret vijojnë normalisht procesin e blerjes së banesës”, shprehet ekspertja e ekonomisë,...