Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mblidhet komisioni i “zgjedhores”, PS e PD miratojnë kalendarin, do diskutohet edhe sitemi elektoral
Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore ka miratuar kalendarin e punës së këtij komisioni, duke përfshirë edhe çështjen e sistemit zgjedhor. Edhe pse Partia Demokratike ka 5 vite që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor, kryetari i PS Edi Rama nuk ka folur asnjëherë për nevojën e një sistemit të ri, por sot socialistët dhe demokratët votuan kalendarin ku parashikohet të diskutohet për sistemin zgjedhor, në varësi edhe të ndryshimeve të ndarjes së re administrative-territoriale. “Kemi përfshirë diskutimin e sistemit zgjedhori jo vetëm për ndryshimet në hartën territorial, por edhe për faktin që debate duhet të jetë i plotë. Shqiptarët duhet të kenë mundësinë të kenë një debat të plotë eventualisht. Sistemin zgjedhor duhet ta kenë të dakordësuar palët. Sot nuk është. Sot është i njëanshëm”,...