Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën. Sipas policisë, dyshohet se i mituri ka konsumuar fotoksinë. Edhe pse u dërgua me urgjencë nga spitali Rajonal i Elbasanit drejt QSUT-së, 15-vjeçari humbi jetën. “Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel