Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
NIS merr lejen për ta ndërprerë punën, në pritje të një vendimi nga SHBA për licencën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë ndonjë vendim për zgjatjen ose jo të licencës së punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilën e sanksionuan muajin e kaluar për shkak të pronësisë së saj ruse. NIS-i është ende duke e pritur një përgjigje nga autoritetet amerikane për kërkesën e saj për ta lejuar atë të veprojë derisa po i vazhdon bisedimet për t’i shitur aksionet e veta ruse. “Rusët nuk duan t’i shesin aksionet e tyre në NIS. Nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me politikën”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp të martën, pas një takimi me ekipet përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike të vendit. Vuçiç theksoi se nuk ka...