Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

Dosja “Buka”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj

arben ahmetaj TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të procesit për dosjen “Buka sha”. Shkak është bërë mungesa e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ndodhej i angazhuar në një çështje tjetër gjyqësore, ndërsa mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 16 dhjetor në orën 13:30. Në dhjetor 2024 GJKKO vendosi ta kthejë në SPAK dosjen 'Buka' për plotësim të hetimeve. Në këtë çështje Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit. Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, zhvilloi ankandin për shitjen e aksioneve të “Buka” sh.a në vitin 2015, ku iu kalua biznesmenit Fezollari edhe prona që iu është njohur...