Ligji për lojërat e fatit mbetet pa akte nënligjore, humbje kolosale për buxhetin e shtetit

Ligji për lojërat e fatit mbetet pa akte nënligjore, humbje kolosale për buxhetin e shtetit

Nga 1 prilli 2024 ka hyrë në fuqi ligji për lojërat e fatit, por për shkak të mungesës së akteve nënligjore, nuk është zbatuar. Referuar një analize të bërë nga ALTAX, për shkak të vonesave në zbatimin e Ligjit Nr. 155/2015, të ndryshuar me mars 2024, dhe mosmiratimit të 11 akteve nënligjore brenda afatit ligjor 1 tetor 2024, shteti humb 7–12 miliardë lekë në vit, apo rreth 70–120 milionë euro. Në analizën e bërë, ALTAX, del në konkluzion se zbatimi i pjesshëm i ligjit ka krijuar boshllëqe rregullatore që kanë pezulluar dhënien e 10 licencave kombëtare, duke i lënë operatorët e ligjshëm jashtë tregut dhe duke forcuar rolin e platformave të huaja. Po ashtu theksohet se tregu i jashtëligjshëm përbën 60–75% të qarkullimit total vjetor,...