Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Mashtronte dhe zhvaste klientët, Prokuroria Fier dërgon në gjyq avokaten (EMRIN)
prokuroria fier TIRANË- Avokatja Alma Bala është marrë nën akuzë dhe është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit. Avokatja akuzohet për mashtrim ndaj klientëve, ndërsa hetimet për të nisën pas kallëzimeve të shtetasve të ndryshëm. Sipas hetimeve rezulton se avokatja Bala u ka marrë shuma monetare qytetarëve, me pretendimin se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, ndërkohë që nga ana tjetër nuk është hapur asnjë proces gjyqësor. Madje, në raste të caktuara, ajo iu ka dorëzuar shtetasve akte që përmbajtja e tyre nuk përfaqësonte realitetin. Njoftimi i Prokurorisë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit...