Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
2.4 milionë euro për laboratorët e pesticideve, ja projekti që do të shpëtojë eksportet shqiptare nga kthimi në doganë
Vitin e ardhshëm do të nisë një projekt i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe ngritjen e infrastrukturës teknike për analizat e mbetjeve të pesticideve dhe metaleve të rënda në bimë. Projekti, i cili do të financohet në buxheti i Ministrisë së Bujqësisë , ka një vlerë totale prej rreth 2.4 milionë eurosh. Ky investim vlerësohet si i domosdoshëm, pas problematikave të shumta që kanë hasur prodhuesit shqiptare, ku një sërë ngarkesash janë kthyer në doganë për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, duke shkaktuar humbje të mëdha ekonomike. Në këtë drejtim, investimi synon modernizimin e laboratorëve ekzistues, rritjen e pajisjeve analitike të standardeve të BE-së dhe zgjerimin e kapaciteteve teknike për monitorimin e sigurisë ushqimore dhe mjedisore. Me këtë projekt pritet të...