Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“GJKKO ka të drejtë të pezullojë ministrin”/ Rama po mbron të pandehurën Balluku, avokati:Ja çfarë ndodh në Kushtetuese
Gjykatat mund ta pezullojnë një ministër kur plotësojnë tre kushtet e rrezikshmërisë dhe këtë e thotë edhe Komisioni i Venecias në një opinion të saj të vitit 2020. Edhe për rastin e ministres Belinda Balluku këto tre kushte sipas GJKKO dhe SPAK i ka plotësuar duke ngritur dyshimin e arsyeshëm. Kështu u shpreh sot avokati pranë Partisë Demokratike, Marash Logu, në lidhje me çështjen e zëvendëskryeministres që është marrë e pandehur dhe është pezulluar për abuzim me tenderimet. Sipas juristit, kryeministri Edi Rama po gënjen duke përdorur si referencë Venecian dhe Strasburgun, pasi nuk ka asnjë opinion apo vendim ku ndalohet pezullimi i ministrave. “Gjykata nuk ka shkarkuar apo emëruar ministra apo zv/kryeministra. A keni dëgjuar ju që ta ketë bërë këtë? Gjykata ka të...