Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nëna e Shpatit zbulon detajin prekës: Kishim parandjenjë, u shqetësuam si familje se për 1 vit…
Showbiz E Martë, 2 Dhjetor 2025 15:13 Këtë të martë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka përlotur të gjithë të pranishmit me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi. ”Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit”,-tha ajo mes dëshpërimit. Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, ajo rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën. ”Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në...