Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Pezullimi i Ballukut/ Gjykata Kushtetuese: Ja çfarë vendosi Kolegji për ankimin e Qeverisë
Gjykata Kushtetuese njofton se Kolegji i këtij institucioni u mblodh sot për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama, për të hedhur poshtë pezullimin me vendim të GJKKO të Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese sqaron se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo. “Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha...