Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
FOTO/ Shkëlqeu me dy asiste, Berisha përzgjidhet në formacionin e javës në Serie A
Medon Berisha, talenti kuqezi, vijon me paraqitjet e tij fantastike në Serie A. Në 5 ndeshjet e fundit, është zgjedhur 3 herë si lojtari më i mirë, e fundit ishte kundër Torinos ku dhuroi dy asiste brenda 2 minutash. Jo vetëm kaq, por mediat italiane kanë përfshirë Berishën në formacionin më të mirë të javës së 13-të në Serie A. Calciomercato.com, portieri i njohur italian, e përkufizon Berishën si një gjeni. Në këtë formacion, Berisha është rreshtuar me yje si Yldiz apo Nerez në mesfushë, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Lautaro dhe Vardy, të dy lojtarët realizuan “dopietë” këtë fundjavë. Formacioni Mes më të mirëve të javës gjejmë edhe kapitenin e Kosovës, Amir Rrahami. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton...