Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Nëna e Shpatit: Vitin e fundit nuk ka qenë i qetë!
Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur sot në Çair, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi, ka prekur zemrat e të gjithë të pranishmëve me fjalët e saj të ndjera. Ajo e nisi fjalimin duke falënderuar mikun e familjes, kryetarin e sapozgjedhur të Çairit, Izet Mexhitin, për organizimin e këtij nderimi. “Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit,” tha ajo mes dëshpërimit. Pavarësisht karrierës së gjatë në arsim, Gjylymsere Kasapi rrëfeu se përballë kësaj humbjeje, fjalët i kishin humbur peshën. “Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë....