Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dosja “Buka sha”, shtyhet gjyqi për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 16 dhjetor, ora 13:30 seancën gjyqësore ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, në procesin ndaj tij për dosjen “Buka sha”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e prokurorit Elvin Gokaj, i cili ishte i angazhuar në një proces gjyqësor tjetër. Gjykimi në mungesë ndaj Ahmetajt për dosjen e njohur si “Buka”, ku është marrë i pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, nisi në GJKKO më 17 nëntor. Në këtë seancë, Ahmetaj u përfaqësua nga avokati Henrik Ligori. Procedimi në fjalë është regjistruar në 2022, pas kallëzimit të një qytetari, mbi procedurën e privatizimit të shoqërisë “Buka Sha”. Sipas SPAK, Ahmetaj ka firmosur një urdhër për privatizimin e firmës, edhe pse kishte disa vendime gjykate që e ndalonin këtë gjë....