Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla, ky është Marselo Arani, një nga të dyshuarit për vrasjen
Gazeta TemA ka siguruar foton e Marselo Aranit 32 vjeç, i dyshuar si një prej autorëve të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, i ekzekutuar 2 ditë më parë në Elbasan. 32-vjeçari nga Elbasani ishte në arrest shtëpie, ndërkohë që në muajin qershor Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Arani akuzohet se bashkë me 35-vjeçarin Armando Kola, banues në Laç, kanë ekzekutuar biznesmenin 43-vjeçar në Elbasan. Biznesmeni u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, në makinën e tij ndërkohë, policia e Elbasanit ka vënë në pranga Xhino Ago (ish-ortak me viktimën) dhe Kujtim Pishën (rojen e karburantit në pronësi të Mëhallës). Kush është Marselo Arani Më 4 dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro. Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar më 1 dhjetor...