‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

‘Sulmet hibride janë vetë lufta, Europa duhet të mbrojë infrastrukturën e saj’

Analizë nga Ettore Sequi, për La Stampa Intervista e kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Cavo Dragone, për Financial Times tregon një ndryshim thelbësor në sigurinë europiane. Ai thotë se NATO nuk mund të kufizohet më vetëm në reagime ndaj sulmeve kibernetike dhe hibride, por duhet të shqyrtojë opsione më të ashpra. Madje, veprimet parandaluese në sektorë ku një sulm mund të paralizojë shtete të tëra riformësojnë konceptin e mbrojtjes. Nuk bëhet fjalë për ndryshim të tonit, por për ndryshim logjik. Lufta “nën kufi” është tashmë strategjia operative e Moskës. Intervista vjen, ndërkohë që Rusia intensifikon prerjen e kabllove nënujore në Baltik, sulmet me dronë mbi infrastrukturat kritike, bllokon aeroporte europiane, kryen sulme kibernetike dhe përdor “flotën fantazmë” në ujëra ndërkombëtare. Nuk janë incidente të rastësishme,...