“Rafineria e NIS mbyllet sot”, Vuçiç i drejtohet kombit: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre

“Rafineria e NIS mbyllet sot”, Vuçiç i drejtohet kombit: Serbia vuan, rusët dhe amerikanët shohin interesat e tyre

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua kwtw tw martw kombit pas një takimi me ekipet shtetërore përgjegjëse për stabilitetin dhe sigurinë energjetike dhe zbuloi se nuk ka lajme pozitive kur bëhet fjalë për NIS-in (rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë). “Lidhur me NIS, nuk kemi lajme të mira. Prisnim të merrnim një licencë për të vazhduar furnizimin nga OFAC, por nuk morëm një vendim pozitiv. Jo vetëm që jam i zhgënjyer, por jam edhe i befasuar sepse nuk shoh se çfarë fituan nga kjo. U përpoqa ta vendos veten në vendin e tyre dhe të shihja se çfarë po bënin, por nuk e kuptova”, tha Vuçiç. “Është e qartë se rusët nuk duan ta shesin NIS-in”, vazhdoi ai, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për para,...