Tatimi 5% për rivlerësimin, ekspertët: Duhet të përfshihen edhe pronat në proces legalizimi

Tatimi 5% për rivlerësimin, ekspertët: Duhet të përfshihen edhe pronat në proces legalizimi

Tatimi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme prej 5%, që nis në janar të vitit të ardhshëm, shihet pozitivisht nga ekspertët e tregut. Ndër të tjera, ata nënvizojnë se përfitojnë si ata që shesin, ashtu edhe blerësit. “Kemi avantazhin sepse një person kur shet një pronë paguan 15%. Në rastin konkret, nëse ka bërë në moment procesin e rivlerësimit për pronën e tij, do të paguajë vetëm 5%. Në këtë proces do të përfitojnë pronarët e pronave që do të rivlerësohen, do të përfitojnë edhe blerësit, sepse do të kenë mundësi të negociojnë çmimin më shumë. Një kategori tjetër që është shumë e rëndësishme që përfiton në këtë rast është personat që kanë fituar kredi të buta, kanë marrë kredi të institucioneve, personat që duan...