Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

Lamtumirë formatit të vjetër! Ndryshimi radikal i Botërorit 2026, që duhet ta dish para shortit

2 Dhjetor 2025 14:20 Alfred Lleshi Të premten, në Washington DC, do të hidhet shorti i Botërorit 2026, i cili vjen me një format krejtësisht të ri. Turneu zgjerohet nga 32 në 48 ekipe dhe për herë të parë në histori do të ketë tri vende pritëse: SHBA, Meksikë dhe Kanada. Botërori do të zgjasë 5 javë, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Pas shumë diskutimesh, FIFA ruajti formatin me grupe nga 4 skuadra, por tani do të jenë 12 grupe (A–L) në vend të 8. Kualifikohen dy të parat e çdo grupi dhe 8 skuadrat më të mira të vendeve të treta, duke plotësuar kësisoji 32 skuadrat e fazës me eliminim direkt. Për pasojë, shtohet një tur. Për t’u shpallur kampion, një...