Përçarje të brendshme te Real Madridi, disa lojtarë janë skeptikë ndaj modelit të Xabi Alonso

Përçarje të brendshme te Real Madridi, disa lojtarë janë skeptikë ndaj modelit të Xabi Alonso

2 Dhjetor 2025 14:28 Alfred Lleshi Real Madridi po kalon një sezon shumë të paqëndrueshëm. Pas humbjes në “Anfield” kundër Liverpool-it dhe rënies në vendin e pestë, situata është komplikuar edhe në La Liga, ku tri barazimet radhazi, i fundit ndaj Girona, i kanë kushtuar vendin e parë në renditje. Brenda klubit ka shqetësim të madh. Xabi Alonso deklaroi pas barazimit 1-1: “Është një sezon i gjatë…, duhet të vazhdojmë me unitet dhe autokritikë të drejtë”. Por sipas “The Athletic”, dhoma e zhveshjes së bardhë është e përçarë; stili i tij personal dhe disa ide taktike nuk janë pritur mirë nga një pjesë e skuadrës. Largimi i Ancelottit dhe “revolucioni” i Alonso kanë sjellë tensione me disa yje. Mbappé, Valverde dhe Camavinga janë përpjekur të...