Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fier/ Mashtronte klientët dhe u merrte para, Prokuroria dërgon në gjyq avokaten
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një avokate, të akuzuar për veprën penale “Mashtrimi”. Hetimet për avokaten kanë nisur pas kallëzimeve të personave të ndryshëm. Nga hetimet është provuar se avokatja, nëpërmjet mashtrimit, i ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendime se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt, nga ana e të pandehurës, nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet aministrative apo procedurale të pretenduara prej saj. Njoftimi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen A.B. për veprën penale ‘Mashtrimi’ më shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Nisur nga fakti...