Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Pse Rama e hoqi maskën
Duke nisur kryqëzatën kushtetuese të konfliktit mes pushteteve dhe duke kundërshtuar pezullimin e Ballukut, Edi Rama kërkon një gjë të thjeshtë: na lini të vjedhim pa kontroll. Ai po reket të normalizojë faktin se një ministër i dyshuar si hajdut duhet të vijojë punën Edi Rama është përfshirë në një kryqëzatë kundër drejtësisë për të mbrojtur zëvendsen e tij të pezulluar, Belinda Balluku, me justifikimin se masa ndaj saj është një konfilkt mes pushteteve të pavarura nga njëra-tjetra. Ai në fillim firmosi një ankimim në kushtetuese, ku pretendonte se “aktet brutale” të një prokurori dhe një gjykatësi po cënonin kompetencën e kryeministrit për të emëruar anëtarët e qeverisë, e gjithashtu po shkelnin, në mënyrë abuzive, në territoret e pushtetit ekzekutiv. Më pas, në dajle publike,...