Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Do të lidhë qytetet kryesore, Norvegjia nis ndërtimin e tunelit nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë
Norvegjia po ndërton tunelin rrugor nëndetar më të gjatë dhe më të thellë në botë, Rogfast, me qëllim të shkurtimit të kohës së udhëtimit midis qyteteve kryesore dhe krijimin e një autostrade pa tragete përgjatë bregdetit perëndimor. Tuneli, me gjatësi 27 kilometra, mban emrin “Rogfast” — shkurtesë e “Rogaland fastforbindelse” — dhe do të arrijë në thellësi prej 392 metrash nën nivelin e detit. Ndërtimi i tunelit filloi në janar 2018, por u ndërpre në fund të vitit 2019 për shkak të kostove të parashikuara që tejkalonin buxhetin, duke çuar në anulimin e kontratave ekzistuese dhe ristrukturimin e projektit. Punimet u rifilluan në fund të vitit 2021, dhe përfundimi i tij pritet në vitin 2033, me një kosto prej rreth 25 miliardë krona norvegjeze (rreth...