FOTO/ Ky është ish ortaku i Mondi Mëhallës, i arrestuar nga policia

FOTO/ Ky është ish ortaku i Mondi Mëhallës, i arrestuar nga policia

Personi që shihni në foton e mësipërme është Xhino Ago, ish ortaku i Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka, i ekzekutuar pak ditë më parë në Elbasan. 32-vjeçari Xhino Ago u arrestua nga policia, si bashkëpunëtori i ekzekutorëve. Këta të fundit, Marselo Arani, 32 vjeç dhe Armando Kola 35 vjeç u shpallën në kërkim nga policia. Mosmarrëveshjet në biznesin e përbashkët që ka pasur Xhino Ago dhe Mondi Mëhalla është një nga pistat kryesore që po hetohet nga policia. Në pranga, së bashku ne Xhino Ago ka rënë edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, i cili punonte si roje në karburantin e Mëhallës dhe që akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.