Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pezullimi i Ballukut, Rama: Mbështes i paepur drejtësinë, por vendimi i GJKKO ishte si rrëzimi i fëmijës që sapo nis të ecë
Kryeministri Edi Rama reagon pasi Gjykata Kushtetuese kaloi në shqyrtim ankimimin e tij për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv,.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, vendim që u mor nga GJKKO, pas marrjes së zyrtares si e pandehur për tunelin e Llogarasë. “Fjalët e shumta janë fukarallëk, gjeni një rast të dytë në botë ku një prokuror dhe një gjykatës – për më tepër edhe i shkallës së parë fare – pezullojnë nga detyra një anëtar qeverie! Se të më thoni që kjo qenka kaq normale, paçka se s’është parë kurrë, askund, në botën demokratike, është njësoj si të më thoni se drejtësia qenka normale vetëm në Shqipëri! E pra, pavarësisht se nga dita 1 kam qenë, jam e do të jem mbështetësi më...