Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja merr detyrën e zv/ministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Marinela Prifti është zv/ministrja e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në kuadrin e ristrukturimit të institucionit. Njoftimi u bë me dije nga ministri Blendi Gonxhe, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Marinela Prifti, nga sot Zv. Ministre e re në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, do të jetë një vlerë e shtuar në drejtim, krahas dy Zv. Ministrave të rikonfirmuar, Lira Pipa dhe Endrit Hoxha, në kuadrin e ristrukturimit të institucionit. Marinela ka përfunduar Masterin Shkencor në Mësimdhënien e Gjuhës Italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, Masterin për Përkthim dhe Interpretim në Universitetin e Strasburgut, si dhe Masterin Shkencor në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare të BE-së...