Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të vidhte dy automjete në Shijak, pranga 54-vjeçarit nga Italia
Një 54-vjeçar italian është arrestuar këtë të martë në Torino. Finalizohet operacioni policor i koduar “I huaji”. Tentoi të vidhte dy automjete, si dhe në një automjet tjetër vodhi sende me vlerë; identifikohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Torino. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit: M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali. Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak. Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende...