Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Prada’ njofton zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës ‘Versace’
“Prada”, shtëpia italiane luksoze e modës, e themeluar në vitin 1913 në Milano nga Mario Prada – ka njoftuar zyrtarisht blerjen e kompanisë rivale të modës “Versace”. Më herët, marrëveshja u vlerësua në vlerën prej 1,25 miliardë euro. “Prada”, portofoli i së cilës përfshin gjithashtu kompanitë e modës “Miu Miu” dhe “Church’s”, ka blerë të gjitha aksionet e “Versace” të mbajtura nga kompania amerikane e veshjeve luksoze “Capri Holdings”- pasi mori të gjitha miratimet e kërkuara rregullatore. Komisioni Evropian në Bruksel dha miratimin për blerjen e “Versace” në shtator. Çmimi i blerjes së kompanisë gjigante të modës “Versace”, e themeluar në vitin 1978, është nën 1,5 miliardë euro. “Prada”, e cila daton që nga viti 1913, zbuloi zyrtarisht planet e saj për blerjen e “Versace” në...