Policia e Shkodrës procedon penalisht dy shoferë, njëri i dehur, tjetra shkaktoi aksident…

Policia e Shkodrës procedon penalisht dy shoferë, njëri i dehur, tjetra shkaktoi aksident…

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 49 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Shkodër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas...