Theu me grushte xhamat e maternitetit në Shkodër, procedohet penalisht 33- vjeçari në gjendje të dehur

Theu me grushte xhamat e maternitetit në Shkodër, procedohet penalisht 33- vjeçari në gjendje të dehur

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer me grushte xhamat e derës së Spitalit Gjinekologjik Shkodër; -L. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja amerikane B. G., 29 vjeçe, se më datë 30.11.2025, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht; -një 14-vjeçar, pasi ka goditur me grushte shtetasin O. G., 19 vjeç, për motive të dobëta. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me...